NOVANEWS
Showing posts with label lajme. Show all posts
Showing posts with label lajme. Show all posts

Berat, protestë kundër firmës rikonstruktuese

Banorët e fshatrave Gjoroven,Velabisht në Berat kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste ndaj firmës që ka fituar tenderin për rikonstruksionin e saj. 

Sipas banorëve firma që po kryen punimet është duke punuar jashte kushteve teknike  dhe ka shkaktuar bllokimin e kanalizimeve  te ujerave te zeza. Nga ana tjeter ata thone se firma nuk ka marre parasysh riskun qe u kanoset banoreve duke germuar skarpatet pa siguruar me pare masa mbrojtese per banesat.

Per rreth dy ore banoret kane bllokuar punimet ne rruge nderkohe qe kane kerkuar takim me pronaret e firmes qe ka fituar tenderin. Nese pas takimit nuk do te bien ne kompromis atëhere protesta do te vijojne me tej.

Ndërtimet pa leje, qytetarët i dërgojnë Ramës fotot e para

Qytetarët kanë dërguar fototdhe komentet e tyre të para pas 
lancimit nga ana e kryeministrit të ardhshëm Edi Rama të faqes online, “Stoprrënimit.com” ku qytetarët mund të dërgojnë video apo foto nga ndërtimet pa leje në territorin e Shqipërisë


Rreth 40 qytetarë kanë postuar deri më tani fotot dhe shqetësimet e tyre. Ndërtimet pa leje në zonat turistike, duke filluar nga Vlora, Ksamili, Saranda, janë shqetësimet më të ngritura nga qytertarët. Fotot e postuara tregojnë ndërtime që brenda pak vitesh kanë ndryshuar të gjithë bregdetin e jugut

Selia e re e PD-së kushton mbi 20 milionë euro

Qendra e Shtëpisë së Ushtarakëve e cila me vendim të qeverisë i kaloi Partisë Demokratike përbëhet nga një sipërfaqe prej rreth 10.600 metra katrorë. 

Sipas gazetës Shekulli ajo është parcela më e madhe në atë zonë që sipas ekspertëve në treg vlen minimum 20 milionë euro, pa llogaritur vlerën e ndërtesës. Godina me gjithë sipërfaqen e saj, është krijuar që nga viti 1947. 

VALI CORLEONE AKSIDENT ME MAKINE NE GJILAN (FOTO-VIDEO)




Tiranë, eksploziv banesës së biznesmenit

Eksploziv banesës së një biznesmeni në kryeqytet.Ngjarja është shënuar mëngjesin e djeshëm, në zonën e Tufinës në kryeqytet, ku si pasojë e një sasie eksplozivi është hedhur në erë banesa në pronësinë e biznesmenit Alban Beka.


Nga të dhënat paraprake dyshohet se ngjarja mund të ketë pasur si motiv konkurrencën, pasi Baka rezulton si pronar i një pike bastesh dhe një palestre në zonën e Tufinës. 

Kultivimi i hashashit në Lazarat, policia ndalon 49 punëtorë, bllokon plehun dhe ujin

GJIROKASTER-Vijon edhe ditën e sotme aksioni për bllokimin e kultivimit të kanabisit në fshatin e Lazaratit. 

Ashtu si një ditë më parë, Policia e Gjirokastrës edhe sot në orët e para të mëngjesit bëri bllokimin e makinave me pleh dhe boteve me ujë që hyjnë në Lazarat për kultivimin e kanabisit. 

Efektivët kanë shoqëruar 49 persona në hyrje të Lazaratit ndërsa asnjë furgon nuk ka mbërritur për të marrë fuqinë punëtore. Të 49 personat ishin nisur më këmbë në drejtim të fshatit dhe janë ndaluar në hyrje të Lazaratit. 
Policia konfirmon se ka prishur një pus të quajtur pusi i Kordhcës, uji i të cilit përdorej për ujitjen e bimës narkotike. Po sot janë shkatërruar dhe disa cisterna me ujë. 

Ndërkohë që policia konfirmon se do vijojë me aksione të tjera operacionin për bllokimin e çdo materiali organik dhe fuqie puntore që do të shërbejë për të kultivuar Kanabis në fshatin Lazarat. 

Më herët, policia ka sekuestruar shumë rrënjë kanabis, si dhe ka ndaluar qindra punonjës, të cilët do të shkonin të mbillnin kanabis në Lazarat. Nga aksioni janë bllokuar po ashtu edhe materiale organike që shërbenin për kultivimin e drogës.

Kanabisi ne LazaratLazarati dhe kanabisi kanë qenë jo njeherë pjesë e lajmeve të kronikës. Gazetari i TV "News 24", Artan Hoxha ka qenë i pari që ka dëshmuar me fakte se bimët narkotike rriten lirshëm në këtë zonë ku nuk ndërhyn dot policia. Pak vite më parë ai siguroi i pari pamjet e rralla ku bimët rriteshin si pemë. 
Dy vite më parë ishte një video amatore që dëshmoi se kanabisi në Lazarat mbillet si qepët e domatet e fermerëve. Dëshmia ishte një video-dokumentar që qarkullon në Youtube e realizuar nga dy djemtë holandezë Daan Vonk dhe Theo Roelofs që vizituan Shqipërinë në vitin 2011. 
Në udhëtimin e tyre me motora, 2 të rinjtë mundën të futen lirisht aty ku policia nuk mund ta bëjë. Në video djemtë e ngazëllyer qe tregojnë bimët e hashashit që sipas tyre arrijnë gjatësinë 3 metra. 

Kakavijë, kapen 31 klandestinë nga Maroku e Siria

KAKAVIJË-Kapet një tjetër numër i madh klandestinësh në pikën kufitare të Kakavijës.

Policia kufitare konfirmon se ka ndaluar 31 klandestinë nga Maroku dhe Siria. Të huajt mësohet se janë pikasur në vende të ndryshme në afërsi të pikës kufitare. 

Policia po merr në pyetje 31 të ndaluarit për të zbuluar më shumë rreth rrjetit të trafikut të klandestinëve, që duket se është kthyer në një shqetësim kohët e fundit për blutë e Gjirokastrës, të cilët pothuajse përditë ndalojnë shtetas të huaj që kalojnë tranzit në Shqipëri me destinacion vendet e tjera të Europës. Aksioni vijon edhe në këto momente, pasi dyshohet për të tjerë klandestinë në qarkullim. 

Rrëfehet Dritan Dajti: Në Durrës kisha 150 mijë euro me vete, do ia jepja dikujt

TIRANE-Në këto ditë përvëluese të gushtit, Dritan Dajti “nxeh” dhe më shumë temperaturat, teksa vijon me akuzat e rënda ndaj eksponentëve të caktuar në radhët e Policisë së Shtetit. 

Përmes një intervistë për “GSH”, i akuzuari si autor i masakrës së 7 gushtit 2009 në Durrës, ku në katër minuta u ekzekutuan katër oficerë të skuadrës speciale operacionale, nuk ndalet teksa rrëfen të tjera ‘sekrete’ nga 'kutia e tij e Pandorës'. Ndërsa janë mbushur plot katër vite nga dita kur ndodhi masakra e Durrësit, Gjykata e Krimeve të Rënda duhej ta kishte firmosur verdiktin e saj për të pandehurin, por nuk ka ndodhur aspak kështu. Dritan Dajti vazhdon të luajë ‘ping-pong’ me drejtësinë. Njeriu që duket se ka një “as” nën mëngë dhe mban të lidhur pas vetes drejtësinë, tregon se mbahet në burg nën masa të rrepta sigurie, edhe pse nuk i përgjigjet direkt pyetjes nëse ka një plan për t’u arratisur. Më tej, ai nuk heziton të sulmojë sërish zyrtarët e policisë, teksa shprehet se janë asgjësuar të gjitha përgjimet e celularit të tij, teksa jetonte në arrati. I pyetur për lidhjet e tij të mundshme me zyrtarët e lartë të policisë dhe ndihma që i vinte prej tyre gjatë shtatë viteve në arrati, Dajti thekson se: “Sapo gjykata të më japë këto përgjime, unë do t’i vë në dispozicion të mediave këto prova, që dhe ju ta shuani përfundimisht kureshtjen se me cilin person kam pasur unë lidhje

Banorët protestojnë para Bashkisë së Orikumit : Na ruani pronat deri në formimin e qeverisë së re

Dhjetëra banorë të Orikumit janë mbledhur sot para Bashkisë së Orikumit dhe kanë protestuar për çështjen e tokave.
Protestuesit i kanë bërë thirrje kreut të Bashkisë që të ruajë pronat e tyre, teksa e kanë paralajmëruar se nëse situata nuk zgjidhet, atëherë protestat do të përshkallëzohen.
Protestuesit i kanë kërkuar kryebashkiakut të Orikumit që të ruajë pronat e tyre deri në betimin e qeverisë së re socialistë, pasi besojnë se ajo të do mbajë premtimin e bërë në fushatën elektorale, për zgjidhjen e problemit të pronave.

KShH dënon thirrjet e 'Agimit të Artë'

Komiteti Shqiptar i Helsinkit reagon lidhur me ngjarjen e ndodhur në qytetin e Himarës me rastin e ceremonisë së përvjetorit të vdekjes sëAristotel Gumit. Përmes një deklarate për mediat, KShH shprehet se shfrytëzimi i rasteve të tilla për qëllime të errëta dhe provokative nga disa përfaqësues të “Agimit të Artë”, të ardhur nga Greqia në Himarë, pikërisht ditën e kësaj ceremonie, janë jo vetëm të papranueshme por edhe ligjërisht të dënueshme. 

"Media elektronike dhe ajo e shkruar, dje dhe sot, kanë informuar publikun e gjerë mbi ngjarjen e ndodhur në qytetin e Himarës me rastin e ceremonisë së përvjetorit të vdekjes së Aristotel Gumit. Për të gjithë është e qartë se, ceremoni të tilla përkujtimore tregojnë jo vetëm ndjeshmëri ndaj personave që ndahen nga jeta, por edhe ngushëllim, respekt dhe mbështetje për familjarët dhe të afërmit e tyre. Kjo është gjithashtu shprehje e humanizmit dhe kulturës tradicionale. Përfaqësuesi i “Agimit të Artë”, Kristoforos Tsankas, para varrit të të ndjerit, Aristotel Gumës, guxoi që publikisht të bënte deklarata ekstreme dhe të papërgjegjshme që indinjojnë dhe fyejnë popullin shqiptar, organet e tij vendore, madje edhe qeverinë shqiptare. Në deklaratat e tij, si përfaqësuesi iAgimit të Artë, Kristoforos Tsankas, veç të tjerave arriti të shprehej se, Agimi i Artë nuk vinte në Himarë për të ikur, por do të vazhdonte luftën deri në çlirimin e saj" thuhet ne deklarate.


KShH është i ndërgjegjshëm se thirrje të tilla, jo vetëm nuk kanë asgjë të përbashkët me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë midis popullit shqiptar dhe atij grek, por përkundrazi, ato bien ndesh me to. /albeu.com/

Tentoi të vriste policin, arrestohet kryeplaku

Kryeplaku i fshatit Dërsnik në rrethin e Korcës, është arrestuar ditën e sotme nga policia pasi prej muajit shkurt të këtij viti për kërkohej për tentativë vrasje.

Disa muaj më parë Iliaz Dinetentoi të vriste një polic kufitar pas një konflikti për movite pronësie. Po kështu, Iliaz Dineka qenë person me precedent penal, pasi edhe më parë ka qenë i dënuar me 4 vite heqje lirie për kultivim të lëndëve narkotike. /albeu.com/

Kukës, sulmohet me gurë autobusi i "Ylberi Tours"

Një autobus i kompanisë, “Ylberi Tours”, është sulmuar sot nga persona ende të paidentifikuar nga policia gjatë kthimit për në Kosovë.Autobusi është gjuajtur me gurë duke shkaktuar disa dëme materiale. 

Shoferi i autobusit, Fatmir Bekteshi i cili ishte i vetëm nëautobus ka ndaluar autobusin dhe ka lajmëruar policinë. /albeu.com/

Reagon Berisha: Himara, djep i atdhetarizmit shqiptar (FOTO LAJM)

Kryeministri në detyrë, SaliBerisha ka reaguar sot mbi deklaratat antishqiptare të 11 Gushtit të kësja vere bërë në Himarë. Berisha vlerësoi sot në rrjetin social Facebook, se ceremonia mortore ndaj Aristotel Gumës ishte e politizuar. 

Sipas Berishës, Himara është djep i atdhetarizmit shqiptar dhe se Çdo përpjekje për minoritet tjetër aty, është tragjikomike. 

"Një ceremoni mortore e politizuar deri në nazizëm nga një grusht fare i vogël ekstremistësh, vrau këto ditë për së dyti të riun A. Guma. 

Përpjekjet për të gjetur nëpërmjet nekropolitikës, minoritet në Himarë janë donkishoteske dhe tragjikomike. Himara në shekuj ka qenë dhe mbetet djep i atdhetarizmit shqiptar me kontribute të mëdha në luftrat e vendit për liri, në letrat, artin dhe kulturën kombëtare. 

Në këtë zonë, disa nga fshatrat dhe vetë Himara jane bilingual, por me ADN dhe nëngrupe gjaku identike me fshatrat e tjera që në mijëra vjet nuk kanë folur një fjalë në gjuhën greke apo tjetër përveçse shqipes se bukur. Njëceremoni përkujtimore mortore me politizim ekstrem dëshmon dhe njëherë mjerimin e atyre që duan të gjejnë në të vdekur, gjurmët e një minoriteti që nuk ka egzistuar kurrë në Himarë. Sb", shkruan Berisha në Facebook. /albeu.com/

Greqi, në kërkim emigrantët e arratisur nga kampi Amygdaleza

ATHINË - Policia greke ka ndërmarrë një operacion në Athinë për gjetjen e emigrantëve të arratisur gjatë trazirave të djeshme në një kamp refugjatësh, që shkaktuan 10 të plagosur në radhët e forcave greke të rendit, njoftuan sot burime zyrtare. 

"Tetë pakistanezë dhe dy afganë mungonin pas apelit të kryer sot, ndërsa 14 emigrantë të tjerë të arratisur nga Pakistani, Afganistani dhe Bangladeshi u kapën sërish", njoftoi policia. 

Përleshjet ndodhën gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në kampin e refugjatëve Amygdaleza afër Athinës, ku mbahen rreth 1.200 emigrantë, kryesisht aziatikë, nën mbikëqyrjen e policisë. 

"Pa provokimin më të vogël nga ana e gardianëve, refugjatët u vunë flakën dysheqeve dhe vendstrehimeve të tyre duke hedhur gura dhe objekte të tjera drejt forcave speciale të ardhura menjëherë në vendngjarje", citon një komunikatë e policisë. 

Trazirat filluan pasi emigrantët u informuan se kohëzgjatja maksimale e qëndrimit në kamp do të ishte 18 muaj. 

Hetohen thirrjet antishqiptare, Berisha: Përpjekjet për minoritet në Himare, mjerane


Hetohen thirrjet antishqiptare, Berisha: Përpjekjet për minoritet në Himare, mjerane
Policia e Vlorës bëri të ditur sot se ka kryer të gjithë veprimet procedurale dhe materialet në ngarkim të disa shtetasve shqiptarë e grekë ia ka kaluar prokurorisë së Vlorës. Per here te pare mbi incidentin reagon dhe kryeministri ne detyre, Berisha: Himara djep atdhetarizmi.Një ceremoni mortore e politizuar deri në nazizëm nga një grusht fare i vogël ekstremistësh, vrau këto ditë për së dyti të riun A. Guma 

Berat, rrëzohet helikopteri i kërkimeve të naftës, plagoset piloti italian

BERAT- Rrëzohet një helikopter në fshatin Tërpan të Beratit. Mësohet se helikopteri i përkiste kompanisë "Geotec" që bën gërmime për naftë në këtë zonë. 

Sipas korespondentes sonë në Berat, Eneida Petova piloti ishte i vetëm në helikopter. Mësohet se, ndërsa udhëtonte helika e helikopterit ka prekur kodrën e fshatit dhe më pas mjeti fluturues është rrëzuar, por pa pësuar dëmë të mëdha apo shpërthim dhe flake. 

Sipas të dhënave nga vendngjarja, dyshohet që helikopteri të jetë rrëzuar nga një lartësi e vogël.

Për pasojë edhe piloti, nje shtetas italian Luca Kalderin, 46 vjeç nga Torino është plagosur. Atij i ka ardhur në ndihmë një tjetër helikopter i firmës, duke e transportuar drejt një spitali privat nëTiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi dëmtimet që mori në aksident ishin të lehta.

Bëhet me dije se terreni ku lëvizte helikopteri është mjaft i thyer e me kodra të shumta. Edhe pse transportimi i materialeve që shërbenin për gërmim në zonat naftëmbajtëse, ishte një punë rutinë e drejtuesit të helikopterit, mësohet se ai lëvizte në një terren shumë të vështirë, me kodra të shumta.

Ndërkaq, policia nisi hetimet për ngjarjen. Ngjarja konsiderohet aksidentale, pas humbjes së kontrollit nga piloti, e ndikuar kjo edhe nga terreni i vështirë.

Kavajë, ambulanca përplaset me një BMW, plagoset shoferi dhe infermieri

KAVAJË- Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Durrës-Kavajë, në afërsi të fshatit Qerret. 

Në aksident janë përfshirë dy makina, më konkretisht një auto-ambulancë dhe një mjet tjetër tip BMW. Mësohet se të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën kanë mbetur drejtuesi i ambulancës dhe infermieri që udhëtonte në të. Aktualisht ata ndodhen në Spitalin e Durrësit, me fraktura në trup, por pa probleme serioze për jetën. 

Mësohet se autoambulanca udhëtonte në drejtim të Kavajës pas transportimit të një të sëmuri në Spitalin e Durrësit. Burime nga policia e këtij qyteti bëjnë me dije se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte autoambulanca, ku gjatë ndërrimit të korsive, drejtuesi i saj ka humbur kontrollin duke u përplasur me automjetin tip BMW. 

BBC: Qeveritarët në largim i dhurojnë vetes zyrat qendrore të ushtrisë

Vendimi i qeverisë për të kaluar Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë në pronësi të Partisë Demokratike, ngjall vëmendjen e mediave të huaja. BBC sjell raportimin e mëposhtëm:
Një nga aktet e fundit të partisë në pushtet në Shqipëri ishte dhurimi vetes i zyrave qendrore të reja dhe të mëdha, në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.
Por lëvizja për të transferuar pronësinë e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë tek Partia Demokratike ka sjellë protesta dhe zemërim tek ish- ushtarakët. Koalicioni i qendrës së djathtë ka udhëhequr vendin malor ballkanik që prej vitit 2005, por do jetë në pushtet deri muajin tjetër, pavarësisht se ka humbur zgjedhjet e qershorit.
Javën e shkuar qeveria nënshkroi kalimin e të drejtave për godinën, në krah të parlamentit në kryeqytetin Tiranë, raporton stacioni satelitor Albanian Screen.
Kjo ka sjellë protesta nga dhjetëra ish- ushtarakë, që marshuan përpara zyrave të kryeministrit për të kërkuar që ajo të kthehet në një qendër historike dhe një memorial për ushtrinë.
Top Channel citon kolonelin në pension Mikado Shakohoxha, që thotë se godina ka një domethënie kulturore për forcat e armatosura.
“Ky është një vend ku të afërmit e martirëve, invalidët, veteranët dhe organizatat e ushtarakëve mblidhen për raste të veçanta”.
Një tjetër profesor historie argumenton se është një vendim imoral. Megjithatë, veteranët nuk duhet të shqetësohen mesa duket. Ministrja e re e Mbrojtjes është angazhuar që të kthejë këtë qendër sërish tek ushtria.

Lezhë, tentohet të grabitet stani, djali vret aksidentalisht të atin!

Zbardhet vrasja e 54 vjecarit në fshatin Merci të Lezhës, një ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Policia e Lezhës konfirmon se 54 vjecari Preng Doda është vrarë aksidentalisht nga djali i tij, 23 vjeçari Edmond Doda. Ky i fundit ka rrëfyer ngjarjen në polici. Bëhet e ditur se babë e bir ndodheshin në stan, ku kanë dëgjuar zhurmë dhe kanë konstatuar mungesën e një bagëtie. Të dy kanë dalë nga stani të armatosur të pozicionuar në dy kënde të ndryshme, ndërsa në një moment kanë shkrepur armët. Sipas policisë, plumbat e kallashnikovit që mbahej nga 23-vjecari kanë kapur aksidentalisht babain e tij, për shkak të errësirës. Mësohet se 54-vjecari ka ndërruar jetë në vendngjarje, si pasojë e plagëve të marra. Dëshmitarët deklarojnë se ishte e disata herë që kryheshin grabitje në këtë familje. Fillimisht u deklarua se 54-vjecari ishte vrarë nga grabitësit, por dëshmia në polici e djalit të tij, ka ndryshuar gjithë rrjedhën e ngjarjeve. Ende nuk është identifikuar asnjë prej grabitësve që mundën të vidhnin në stan.

Korçë,18-vjeçarja i vjedh gjyshes 1 milion lekë

Një 18-vjeçare është zhdukur pa lënë gjurmë pasi i ka vjedhur gjyshes së saj 1 milion lekë të vjetra. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gështenjas të Korçës ku A.Rexhollari kishte shkuar tek shtëpia e gjyshespër ta ndihmuar me punët e shtëpisë.

“E kam të vështirë të tregoj sepse unë e kam mbesë dhe e kam pikë të dobët, por ajo qëndodhindodhi. Unë jetoj me xhaxhain e vajzës, por ai shkon të punojë në Greqi dhe meqenëse bashkëshortin e kam të paralizuar, nuk i përballoj dot të gjitha punët vetë. Shkova dhe i thashë djalit që të më lejonte ta merrja vajzën për disa ditë në mënyrë që të më ndihmonte me punët e shtëpisë. Të them të drejtën, prej disa kohësh ne kemi pasur probleme me vajzën dhe i ati më tha se ajo do më shqetësonte më tepër sesa të më ndihmonte. Unë përsëri ngula këmbë dhe djali nuk ma prishi. Erdhëm në shtëpi dhe ajo më kërkoi bukë, i dhashë diçka dhe shkova të merresha pak me lopën. Kur u ktheva nuk e gjeta, kërkova nëpër shtëpi, kur pashë se më kishte trazuar lekët. Kërkova përsëri, por as lekët nuk ishin dhe as ajo nuk gjendej,” thotë e moshuara për gazetën Panorama.

Ajo shton se mbesa e ka përsëritur edhe herë të tjera këtë gjë.