Pushimet e çmendura të Arbanës
Labels:
showbizishqipetar
Pas një sezoni të ngarkuar televiziv, prezantuesja e njohur Arbana Osmani duket se ka bërë një axhendë ambicioze për të shijuar pushimet verore. E angazhuar me programin e fëmijëve “1001 pse”, më pas çdo të shtunë me “Big Brother”, përveç programeve radiofonike, erdhi momenti që Arbana t’u dorëzohet pushimeve, të cilat duket se kësaj here kanë qenë më argëtuese se kurrë. Si fillim ajo ka shijuar bregdetin e Jugut, për të vazhduar më pas me disa vende të Europës.

