Juventusi ka vendosur të shesë Fabio Quagliarellan, Mirko Vucinicin dhe Alessandro Matrin, për të krijuar hapësirë për transferimet e reja.
Në sezonin 2013/2014, Zonja e Vjetër do të ketë në dispozicion dy sulmuesit e ri, Fernando Llorente dhe Carlos Tevez, që do të thotë se faza ofensive e skuadrës së Antonio Contes është e ngarkuar.
Milani vazhdon të interesohet për Matrin, të cilin mund ta huazojë, ndërsa Manchester Unitedi dhe Tottenhami kërkojnë nënshkrimin e Vucinic.
Quagliarella që ka kontratë deri në vitin 2015 ka joshur interesimin e Lazios dhe Romës, por ai ka thënë se planifikon që të qëndrojnë te Bianconerët./ALBANIANNEWS/